Insajderi
Lajme

Publikoi foto me dy armë dhe mesazh kërcënues në rrjete sociale, arrestohet një person

Insajderi
19 September 2026 - 15:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikoi foto me dy armë dhe mesazh kërcënues në rrjete sociale, arrestohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar në Vushtrri pasi në rrjetin social Facebook kishte publikuar një fotografi ku shfaqej me dy armë dhe kishte vendosur një mesazh me përmbajtje kërcënuese.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 shtator, rreth orës 09:18.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit nuk është gjete asgjë e dyshuar”.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se armët e paraqitura në fotografi ishin të inskenuara dhe se nuk ishin të vërteta.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark