Momenti kur presidenti Hashim Thaçi ka dalë në fushën e basketbollit për të marrë një dres të ekipit të basketbollit nuk është pritur aspak mirë nga publiku i shumtë që po e përcjellë lojën mes Prishtinës dhe Pejës.
Insajderi merr vesh nga njerëz të pranishëm në sallën ku po zhvillohet ndeshja play-off në basketbollin e Kosovës, se në momentin kur Thaçi ka dalë për ta marrë dresin është fishkëllyer si shenj proteste kundër tij.
Por njëjtë nuk është pritur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Atë publiku e ka duartrokitur edhe pse ka qenë bashkë me Thaçin./Insajderi.com