Për dallim nga recetat e gatimit tjera të cilat përgatiten me pulë dhe qepë të cilat jo rrallë herë i shohim në tryezën tonë,sot vjen një recetë tjetër e përgatitur me portokall.
Përbërësit që duhen për përgatitjen e këtij ushqimi për katër persona:
Një pulë e gatshme për tu pjekur, dy qepë të kuqe, dy portokaj, 10 gramë majdanoz, vajë ulliri dhe kripë.
Përgatitja: ndani pulën në grisa, pastroni portokallin dhe grimconi në feta, pastaj pastroni majdanozin, thajeni dhe grijeni, shkruan artiigatimit.com
Qëroni qepët dhe pritni në feta. Pastaj merrni një tavë dhe i hidheni të gjitha së bashku duke filluar nga grisat e pulës,kripën,qepët ,lëngun e portokallit dhe i përzieni të gjitha së bashku.
Tavën e mbulojmë me letër alumini dhe vazhdoni me pjekën në 180 gradë për 45 minuta.
Për dekor përmbi i hedhim majdanozin dhe disa grisa të portokallit./Insadjeri.com