×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk jam unë, s’kam marrë pjesë në asnjë aheng” – Reagon Haki Abazi pas videos që u publikua

    Insajderi
    09 September 2022 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar pasi në media u shpërnda një video, ku pretendohej se ishte ai duke vallëzuar në një ngjarje Poloni.

    Abazi ka deklaruar se që shihet në video nuk është ai dhe se s’ka marrë pjesë në asnjë ngjarje ahengu.

    “Kjo video që është postuar nga gjirafa sot dhe më referohet mua, është gënjeshtër dhe pa asnjë të vërtet në të. Njeriu që shihet në video nuk jam unë. Nuk kam marrë pjesë në asnjë ngjarje ahengu. Gjirafa po e vërteton sa e sa herë që manipulohet nga matrapazë dhe po e rrezikon kredibilitetin e saj”, ka shkruar Abazi.

    Ndërsa gjatë ditës u raportua se personi në këtë video është deputeti Haki Abazi, në një aheng që ishte zhvilluar pas një samiti në Karpacz të Polonisë.

    Dhe se pretendohej se festa ku Abazi ka shprehur aftësitë e tij të vallëzimit, ishte organizuar në kuadër të samitit dhe shihet se deputeti kosovar e ka shijuar mjaft.

    Abazi në këtë samit raportohej se ka qenë folës në disa panele të “Forumit Ekonomik Polak”, forum ky i cili përfundon sot.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark