Sipas asaj që shkruan gazeta britanike The Independent, hulumtuesit e shoqatës amerikane kanë rishikuar të dhënat mjekësore të rreth 189,000 grave gjatë një periudhe 24-vjeçare dhe kanë arritur në përfundim se njerëzit që punojnë punë alternative gjatë natës, pësojnë sëmundje koronare të zemrës.
Shkencëtarët kanë raportuar edhe më parë për efektet negative shëndetësore të turnit të natës, por një studim më i thellë i bërë së fundmi tregon për problemet madhore që shkakton ky orar i punësimit.
Doktoresha Celine Vetter, zyrtare dhe publiciste nga Gazeta e Shoqatës Mjekësore Amerikane, ka thënë se ka një numër të faktorëve që “shkaktojnë sëmundjet koronare të zemrës, të tilla si pirja e duhanit, dieta e magot apo mungesa e aktivitetit fizik”.
“Të gjitha këto janë faktorë të rëndësishëm kur mendon se si të parandalohet sëmundja. Megjithatë, edhe pas informimit rreth këtyre faktorëve të rrezikshëm, ne po ashtu kemi parë një rritje të rrezikut të Sëmundjeve koronare lidhur me rotacionin e punës”, tha Vetter.
Nga studimi u gjet se ata që kanë punuar tre ose më shumë orë gjatë natës për një dekadë, kanë pasur rreth 15 deri në 18 për qind shans më të lartë që ta marrin sëmundjen se sa ata që nuk kanë një rotacion të punës gjatë natës.
Ata thanë se gjetjet e tyre ishin të aplikueshme vetëm për gratë dhe theksuan se tek meshkujt kjo gjë mund të ndikoj ndryshe. /Insajderi.com