×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Punësime familjare- Kryetari Muharremaj e rahaton mbesën në QKMF

    Insajderi
    02 June 2023 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edona Muharremaj, vajza e vëllait të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt është punësuar në QKMF’në e kësaj komune në konkursin e fundit të shpallur nga Drejtoria e Shëndetësisë. Gazeta Insajderi sjell detaje.

    Konkursi i hapur me 27 shkurt 2023 nga Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Suharekës për teknik/e të Farmacisë në QKMF’në “Rexhep Kuçi” ka përfunduar me punësimin e mbesës së kryetarit Bali Muharremaj.

    Për këtë pozitë aplikuan tre kandidatë, por që pas intervistës dhe testit me shkrim, Edona Muharremaj doli si kandidatja me më së shumti pikë. Ajo mori gjithsej 173 pikë.

    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka mohuar se ka ndikuar që në këtë konkurs të përzgjidhet mbesa e tij. Ai për Insajderin tha se beson që familjarja e tij e ka merituar vendin e punës.

    Në secilin konkurs, sipas ligjit secili apo secila e ka të drejtën të konkuroj sipas kritereve që parashihen.
    Aty ka një komision i cili sigurisht se vepron sipas rregullave të parapara dhe obligimeve që i ka sipas ligjit. Familja ime Muharremaj është në numër e madhe, e natyrisht se edhe ata e kanë të drejtën e konkurimit, dhe besoj se nuk mund t’ju mohohet e drejta. Në konkurse deri më tani kudo me aq sa kam informacione janë pranuar pa ndonjë ndikim politik dhe sigurisht besoj se profesionalisht janë të përgatitur për vendin e punës ku kanë aplikuar
    “, tha Muharremaj për Insajderin.

    Ndërsa, Edona Muharremaj tha se i ka plotësuar kushtet të cilat kanë qenë të përcaktuara në konkurs dhe se është përzgjedhur me meritë.


    “Mbiemri im është Muharremaj, mirëpo mendoj se ligji nuk ma ndalon të marre pjesë në konkurse e as përzgjidhem në ndonjë konkurs qoftë ne Komunën e Suharekës apo institucion tjetër.
    Unë e kam kualifikimin sipas kritereve që janë përcaktuar në konkurs dhe mendoj se bazë të meritës se arritur i kam plotësuar kushtet dhe kriteret për këtë pozite të punës”, u shpreh ajo për Insajderin.

    GazetaInsajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark