×
  • Lajme
  • Insajderi

    Punësime partiake në Kamenicë – Insajderi sjell emrat dhe dokumentet nga punësimi i njerëzve të VV-së

    Insajderi
    03 June 2022 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Komunën e Kamenicës, që drejtohet nga Kadri Rrahimaj, i Vetëvendosjes brenda vetëm tre javësh janë punësuar tre militantë të kësaj partie. Dy prej të punësuarve ishin madje edhe kandidatë për asamble nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Brenda tre javësh në Komunën e Kamenicës, janë punësuar tre njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Gazeta Insajderi, ka siguruar vendimet që janë nënshkruar nga komuna që drejtohet nga Kadri Rrahimaj i VV-së. Blerim Hajdari, Arton Reka dhe Faik Abdyli përveç aktiviteteve në parti tani figurojnë të punësuar në komunën e Kamenicës.

    Këta tre persona tani do të mbajnë pozita në komunë si zyrtarë për Regjistrim të Bizneseve në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporës, zyrtar i IT-së dhe asistent administrativ në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

    Në listën e përfituesve të pozitave në Komunën e Kamenicës, siç merr vesh Gazeta Insajderi, është ish-kandidiati për asamble nga Vetëvendosje, Blerim Hajdari.

    Hajdari u punësua si Zyrtarë për Regjistrim të Bizneseve në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporës, përmes konkursit të datës 31 të muajit të kaluar.

    Mbështetja e tij ndaj partisë në pushtet konfirmohet edhe nga kandidimi i tij dikur për asamblistë në Kamenicë e aktivizmi i përhershëm për VV-në.

    “Kandiadati i përzgjedhur për plotësimin e pozitës: Zyrtar/e për Regjistrim të Bizneseve në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë në kohë të caktuar sipas Shpalljes Publike Sh.02 Nr.14943 i datës 13.05.2022, është zgjedhur kandidati Blerim Hajdari nga Kamenica”, thuhet në vendimin e Komunës së Kamenicës.

    Përpos Abdylit, i punësuar në komunën e Kamenicës është edhe Arton Reka, shkruan Gazeta Insajderi.

    Reka ishte gjithashtu kandidat për asamble komunale në Kamenicë nga Lëvizja Vetëvendosje, por fakti që nuk mori vota që t`ia siguronin një vend në Kuvend, duket se shtyu të parin e Komunës që punësoj atë në institucionin shtetëror.

    Reka, u punësua në fushën e Teknologjisë, përkatësisht në pozitën zyrtar i IT-së, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ky konkurs ishte shpallur me datë 26 prill të kë këtij viti, ndërkaq vendimi u mor me datë 15 të muajit të kaluar.

    “Kandidati i përzgjedhur për plotësimin e pozitës: Zyrtar i Teknologjisë Informative në DAP në kohë të caktuar sipas Shpalljes Publike SH.02 Nr.12981 i datës 26.04.2022 është përzgjedhur kandidati-ja: Artan Reka”, thuhet në vendim.

    Aktivizmi me idealet e përbashkëta padyshim që qon edhe në shoqëri me personat e njejtë të një grupi, njejtë ndodh edhe në këtë rast. Reka dhe Hajdari kanë pozuar bashkë në një kafiteri.

    Në detyrën e asistentit administrativ të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, tani është aktivisti i Vetëvendosjes, Faik Abdyli, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas vendimit të Komunës së Kamenicës të datës 4 maj, të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, Abdyli u vendos në këtë pozitë.

    “Kandidati i përzgjedhur për plotësimin e pozitës: Asistent/e Administrativ në DBPZHR në kohën e caktuar sipas Shpalljes Publike Sh.02 Nr.11882 i datës 14.04.2022 është përzgjedhur kandidati/ja: Faik Abdyli nga Kamenica”, thuhet në vendim.

    Avdyli si përkrahës i flakt i Vetëvendosjes, nuk e ka fshehur aktivitetin e tij me partinë, ai ka publikuar edhe foto të shkrepur nga tubimet e Lëvizjes Vetvendosje në vitin 2021.

    Lidhur me këto punësime Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një koment edhe nga kryetari i komunës Kadri Rrahimaj, por i njëjti nuk është përgjigjur në telefon. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark