×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Punësimi i dyshimtë i djalit të ish-drejtorit të Kulturës të AAK-së në Suharekë – Prokuroria nis hetimet

    Insajderi
    08 June 2023 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një muaj më parë Gazeta Insajderi ka raportuar për punësimin e dyshimtë të djalit të ish-drejtorit të Kulturës, që vije nga radhët e AAK-së në Suharekë, njëherit ish-mësimdhënësit të “Edukatës Fizike” në shkollën fillore “7 Marsi”, Beqir Berisha. Përveç tij e përfshirë dyshohet të jetë zyrtarja komunale, Sahadete Kuqi. Dyshja përmes ndikimit të tyre po del se kanë mundësuar punësimin e Flakon Berishës si arsimtar i “Edukatës Fizike”, si rrjedhojë iu është pamundësuar punësimi kandidatit që pretendohet se i plotësonte të gjitha kushtet, Jeton Zogajt.

    Për dyshimet mbi procedurat e konkursit përkatësisht përzgjedhjen e kandidatëve tashmë hetimet i ka nisur Prokuroria Themelore në Prizren.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e prokurorisë Fitore Mehmeti.

    Referuar kërkesës tuaj, Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se lidhur me rastin, është autorizuar policia për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për grumbullimin e provave, lidhur me tri kallëzime penale të parashtruara nga J.Z., e që kanë të bëjnë me procedurat e konkursit, përzgjedhjen e kandidatëve, dhe veprimet e komisionit për parashtresa dhe ankesa të Komunës së Suharekës, lidhur me mënyrën e trajtimit të ankesës së parashtruesit të kallëzimit penal“, thuhet në përgjigje e prokurorisë.

    Ndërkohë nga Drejtoria e Arsimit në Suharekë kanë mohuar se ka pasur ndonjë parregullsi.

    Konkursi ishte hapur me 27 janar deri në datë 10 shkurt. Teksa dokumentacioni i nevojshëm që kërkohej ishte: Formulari i aplikimit, ekstrakti i lindjes, letërnjoftimi, dëshmia që nuk jeni nën hetime, diploma e shkallës së kualifikimeve, kandidatë të diplomuar jashtë Kosovës duhet të posedojnë diploma nga MASHT, përvoja e punës si dhe certifikata për trajnimet e kryera të akredituara në MASHT (nëse ka).

    Në listën e ngushtë ishte njoftuar se janë përzgjedhur 8 kandidatë, të cilët po kandidonin veç për një pozitë në shkollën fillore “7 Marsi” në Suharekë.

    Florentina Muqa, Ideal Kryeziu, Violeta Zeqirja, Alban Sopa, Flakon Berisha, Premton Bajraktari, Jeton Zogaj e Valon Hoxha.

    Tek njoftimi për rezultatin me shkrim Flakon Berisha ishte poentuar me 57 pikë ndërsa Jeton Zogaj me 55 pikë. Ndërsa në rezultatin përfundimtar Berisha mori 164.3 pikë e Jeton Zogaj 163.8, që i bie për 0.5 është përzgjedhur djali i ish-drejtorit të Kulturës nga radhët AAK-së.

    Zogaj deklaronte i bindur se Sahadete Kuqi në mënyrë direkte ka ndikuar në poentimin e Flakon Berishës andaj ai ka ushtruar të drejtën për ankesë në Komisionin Komunal për Shqyrtimin e ankesave.

    Ky komision rekomandoi anulim të vendimit që mbante datën 14.03.2023, si rrjedhojë kërkohej rishqyrtim dhe rivendosje.

    Bazuar në vendimin që e posedon Gazeta Insajderi thuhet se; DKA obligohet të formojë komisioni të ri përzgjedhës.

    Ankesa e të lartpërmendurit (Jeton Zogaj) është e bazuar dhe lënda të kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje në DKA, e cila obligohet të formojë një komision të ri, i cili gjatë zhvillimit të procedurave të ketë parasysh vlerësimin me pikë të njëjta për kualifikimin e njëjtë universitar për të gjithë kandidatët. Komisioni të evitoj parregullsi si p.sh testit me shkrim, vlerësim të certifikimit dhe përvoja e punës”, thuhet në vendimin që ka nënshkrimin e Kryesuesit të Komisionit Shkëlqim Salihu.  

    “Eksperienca e punës nuk është kriter me peshë” – 15 vs 3?

    Bazuar edhe në vendimin më lartë të nxjerrur nga Komisioni Komunal për Ankesa mes tjerash komisionit të i ri i rekomandohet që të ketë parasysh edhe përvojën e punës.

    Jeton Zogaj ka ofruar dëshmi se ka mbi 15 vjet përvojë pune, ka qenë trajner futbolli për 17 vite, po ashtu kryetar i shoqatës së pedagogëve të kulturës fizike e ka mbi 15 trajnime  të përfunduara që janë akredituar nga Ministria e Arsimit.

    Krejt kjo eksperiencë ai thotë se nuk iu morë parasysh nga komisioni pjesë të cilit ishte edhe Sahadete Kuqi.

    Përkundër Zogajt djali i ish-drejtorit të Kulturës në Suharekë, ka vetëm 3 vjet përvojë pune. Kështu të paktën ka konfirmuar drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani.

    Flakoni ka tri vjet përvojë pune“, tha Bajselmeni duke shtuar kriteri për përvoje pune nuk është “kriter me peshë”.

    Si për të arsyetuar atë që ka ndodhë, drejtori ka shtuar se “Jetoni është i punësuar dhe është duke punuar me normë të plotë (20 orë) në shkollën Shfmu “Sadri Duhla”, 10 minuta larg qytetit të Suharekës”.

    Ndërkohë, Jeton Zogaj ka konfirmuar për Insajderi që qysh prej vitit 2016 ka bërë kërkesë zyrtare për transferim.

    Në momentin e parë që e pashë konkursin, vendosa aplikova – kjo nuk besoj që lidhet me sa larg ose afër e kam unë shkollën, thjeshtë e ushtrova të drejtën tim meqë kërkesa ime ka vite që nuk po merr përgjigje pozitive“, tha ai.

    Pas përfundimit të hetimeve nga ana e prokurorisë pritet të shihet se cili do të jetë epilogu i këtij rasti.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark