×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Punësohet në qeveri izraeliti që kërkonte prerjen e kokave të arabëve

    Insajderi
    20 May 2016 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avigdor Lieberman, që më herët ka shërbyer si Ministër i Jashtëm në mes të viteve 2009 dhe 2012 dhe 2013 deri në vitin 2015, drejton partinë ultra-nacionaliste Yisrael Beiteinu dhe është përshkruar nga disa analist në Izrael si “ekstrem i djathtë”.

    Lieberman gjatë një fjalimi në fushatën zgjedhore të vitit 2015 kishte thënë se arabëve duhet t’iu pritet koka.

    “Ata që janë me ne, meritojnë çdo gjë. Ata që janë kundër nuk mund të ndihmohen, ne duhet t’i ngremë sëpatat tona dhe t’i presim kokat atyre – përndryshe ne nuk do të mbijetojmë këtu”, tha ai në atë kohë.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thuhet se i ofroi atij postin e ministrit të Mbrojtjes ose ministrit të Emigracionit, ka raportuar Ynet News. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark