×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Punëtorët e këtyre profesioneve bëjnë marrëdhenie seksuale më së shpeshti gjatë javës

    Insajderi
    07 November 2023 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania britanike ‘Bed SOS’ ka kryer hulumtime për lidhjen mes profesioneve dhe shpeshtësisë së marrëdhënieve seksuale.

    Rezultatet treguan se njerëzit që bëjnë punët e mëposhtme kanë më shumë marrëdhënie seksuale në javë:

    Profesionistët e kujdesit shëndetësor: mjekët, dentistët, infermierët – 3.7 herë
    Financa – 3.6 herë
    HR / Rekrutimi – 3.5 herë
    IT – 3.4 herë
    Shitësit me pakicë – 3.3 herë


    Pavarësisht se nuk bëjnë aq shumë seks sa profesionet e tjera, artistët dhe dizajnerët kanë mesatarisht 4.4 orgazma në javë, që është pothuajse 1.5 herë çdo herë që bëjnë seks, shkruan Sustain Health.


    Pesë profesionet që kanë më shumë orgazma në javë janë:

    Artistët / Dizajnerët – 4.4 herë
    Hidraulikët / Elektricistët – 3.1 herë
    Kontabilistët – 3.6 herë
    Shitësit me pakicë – 3.4 herë
    IT – 3.3 herë


    Studimet kanë treguar se 80 për qind e femrave kanë orgazma të rrejshme, që do të thotë se shumë prej tyre nuk i marrin përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore që vijnë prej tyre.

    Orgazmat mund ta lehtësojnë stresin dhe të çlirojnë tensionin dhe gjithashtu ndihmojnë me gjumin, i cili mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për ata me probleme si pagjumësia. Përfitime të tjera përfshijnë lehtësimin e dhimbjes – falë çlirimit të endorfinës, stimulimit të trurit dhe dukjes më të re. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark