Insajderi
Lajme

Punëtorët e RTK-së në krizë financiare, Sindikata kërkon ndërhyrjen urgjente të Presidentes Osmani

Insajderi
11 November 2025 - 14:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Punëtorët e RTK-së në krizë financiare, Sindikata kërkon ndërhyrjen urgjente të Presidentes Osmani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sindikalistët e Radio Televizionit të Kosovës i kanë drejtuar një letër Presidentes Vjosa Osmani, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për zhbllokimin e buxhetit të këtij institucioni.

Sipas Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), RTK prej disa javësh ndodhet në kolaps financiar dhe punonjësit nuk kanë marrë pagat e tyre, duke përjetuar vështirësi të mëdha për mbulimin e shpenzimeve bazike si ushqimi, qiratë dhe barnat.

Kryesia e sindikatës ka bërë të ditur se presionet nga bankat ndaj punëtorëve për pagesën e kredive po rrisin më tej pasojat sociale, ndërsa funksionimi normal i RTK-së është i rrezikuar.

SPERTK kërkon nga Presidentja Osmani që brenda kompetencave të saj të ndërhyjë për të garantuar funksionimin e institucionit publik, i cili sipas sindikatës ka rëndësi jetike për informimin e qytetarëve dhe demokracinë në vend.

Në letrën e saj, sindikata shpreh shpresën se ndërhyrja e menjëhershme e Presidentes do të shmangë thellimin e krizës sociale mes punëtorëve të RTK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark