×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Punëtorëve të KEK-ut po iu shkelën të drejtat bazike”-SRKEK me vërejtje të shumta për menaxhmentin

    Insajderi
    20 February 2023 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve pos në sektorin privat mund të thuhet që është sfidë edhe për ndërmarrjet publike.

    Sipas, kryetarit të “Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës”, Nexhat Llumnica, punëtorët e KEK-ut me vet dëshirë kanë dashur të mos përfshihen në ligjin e pagave.

    “Një inxhinier në sektorin privat paguhet deri 1 mijë e 500 euro, në KEK paga e tyre është 749- 851 euro, dhe po të përfshiheshim në ligjin për paga shumë shpejt ata do të largoheshin”, ka deklaruar Llumnica për Gazetën Insajderi.

    Ai ka deklaruar se kërkesë e punëtorëve të KEK-ut është që të bëhet rritja e pagave, por sipas tij për realizimi i kësaj kërkese është vështirë e realizueshme.

    ”Paga bazë mesatare e një punëtori në KEK është 627 euro. Kërkesa jonë për rritje të pagës është e bazuar të inflacioni, të hyrat financiare, kushtet e rënda në punë, rrezikshmërisë. Ne mendojmë që të jetë rreth 250 euro për të gjithë të punësuarit. E dimë që është jo e lehtë që menaxhmenti dhe bordi të mendojnë pozitivisht për ngritje te pagës sepse ata veç kanë paga të mëdha, duke u nisur nga drejtori menaxhues që ka pagë rreth 3500 euro dhe nuk mund te mendojnë për ngritje te pagës sepse ata nuk vuajn për asgjë”, ka thënë ai.

    Llumnica është shprehur kritik edhe sa i përket mos pagesës se punës së kryer në fundjavë.

    “Punëtorëve me ndërrime nuk iu paguhet puna në fundjavë. Edhe pse 1 mijë e 317 punëtorë e kanë fituar lëndën në të gjitha gjykatat. Menaxhmenti i KEK-ut, nuk po I paguan dhe se për borxhin po e pret përmbarimin e këtyre mjeteve që kjo i kushton KEK-ut. Dhe, ne e quajmë këtë keqmenaxhim”, ka shtuar ai.

    Pos, saj Llumnica ka deklaruar se menaxhmenti i kësaj ndërrmarje nuk është duke i mbajtur edhe premtimet e dhëna.

    “Zotimet e menaxhmentit  kanë qenë që do të nënshkruhet marrëveshja kolektive, në nivel ndërmarrje deri ne fund të vitit 2022, por kjo nuk ka ndodhur. Do të paguhet shujta e ushqimit nëse nuk hapen menzat por prap kjo nuk po ndodhë, edhe pse drejtori menaxhues na ka premtuar që nga shtatori i vitit të kaluar”, ka përfunduar ai./Insajderi/

    (243) “Kontrabandimi”me punetoret e sigurimit-Si i genjeu pushteti aktual per zgjidhjen e problemit ne KEK – YouTube

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark