×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorëve teknikë iu rritet paga në QKUK

    Insajderi
    09 October 2023 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorëve teknikë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga 275 euro iu është bërë 402 euro.

    Një gjë të tillë e ka njoftuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, me anë të një postimi në ‘Facebook’. Megjithatë, ai ka bërë të ditur se punëtorët teknikë s’e kanë dhënë ende aprovimin e kësaj shume, meqë kërkesa e tyre ishte rritja në 470 euro.

    “Pas shumë presioneve, protestave, dhe grevave, që bëmë në QKUK, tani e tutje pagat e punëtorëve teknik nuk do të jenë më 275 eu, ato do të jenë 402 me tenderin e ri I cili veq është publikuar, se a do ta pranojnë këtë pagë këta punëtor ne do të konsultohemi me ta, dhe do të dalim me qëndrim të qartë, mundë te themi se nuk oshtë ajo që e kemi kërkuar ne, porë është për tu çmuar pasi që kërkesa jonë ka qen 450, dhe na janë ofrua 402. Po ta kishim në fuqi edhe Marrëveshjen Kolektive kjo pag do te kalonte shumën spakut 470 eu, për të cilën ne do të luftojmë me mjete sindikale që edhe kjo të bëhet”, thuhet në njoftimin e Federatës Sindikale të Puntorëve Teknikë të Sektorit Privat.

    Rritja e pagave është bërë pas grevave e veprimeve të tjera sindikale. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark