×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Punëtori teknik i dyshuar për ngacmim seksual i afërt i drejtorit të Arsimit në Komunën e Istogut

    Insajderi
    26 April 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nxënëse e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga një punëtor teknik i kësaj shkolle.

    Insajderi nga burime të sigurta mëson se puntori teknik, Arben Blakaj dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen. Ai është punësuar në shkollën “Hysni Zajmi” vetëm 6 muaj më parë.

    Arben Blakaj është edhe dhëndrri i drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Istog, Naim Behlulaj.

    Zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi, ka konfirmuar gjithashtu edhe arrestimin e tij.

    Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e  shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë komuna Istogut, policia është njoftuar për një rast. Për momentin dyshohet të jetë shqetësuar seksualisht një nxënëse e asaj e shkolle nga një punëtor i stafit teknik i asaj shkolle. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin”, tha zëdhënësi i policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark