×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Punoi pa licencë në laboratorin ku u zhdukën mostrat e Deharit, ministrja e Drejtësisë nuk marrë masa kundër drejtoreshës së Institutit

    Insajderi
    22 February 2023 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Flutura Goga-Bajrami udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, aty ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit, është rikthyer në punë pas suspendimit lidhur me këtë rast.

    Por, para kthimit të saj në punë, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, ka gjetur se ajo ka kryer punë për të cilat nuk ka pasur licencë, si udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë qysh nga viti 2008.

    Raporti që mban datën e 13 janarit 2023, ka gjetur se Flutura Goga-Bajrami përgjatë kohës që ka punuar në këtë laborator, ka përpunuar gjakun dhe urinën e kufomave, por në raste të tjera edhe të personave të gjallë.

    Inspektorati Shëndetësor ka gjetur se përpunimi i gjakut dhe urinës konsiderohet shërbim shëndetësor, e që sipas Ligjit për Shëndetësi kërkohet licencë.

    Meqenëse përpunimi i gjakut dhe urines konsiderohet si shërbim shëndetësor atëherë neni 71 i Ligjit nr 04/L-125 Për Shëndetësi e ka paraparë licencimin e profesionistëve shëndetësorë sipas profileve të përcaktuara në nenin 69 të këtij ligji, ndërsa në paragrafin 4 të nenit 71 të këtij Ligji shprehimisht thuhet: ‘Profesionisti shëndetësor mund të ofrojë shërbime shëndetësore në mënyrë të pavarur vetëm pas marrjes së licencës’”, thuhet në raportin e Inspektoratit Shëndetësor të cilin e ka siguruar Nacionale.

    Lexo edhe:

    Pas këtij raporti, Inspektorati ka thënë se nuk është “kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë që të merr veprimet tjera dhe si e tillë lënda është përcjellë në Ministri të Drejtësisë”.

    Gazeta Insajderi e ka pyetur ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun se çfarë hapa do të ndërmerr kundër Goga-Bajramit, pas publikimit të këtij raporti, por e njëjta që nga dje nuk ka kthyer përgjigje.

    Përgjigje nuk ka kthyer as Goga-Bajrami, kur është pyetur nga Gazeta Insajderi mbi këtë çështje.

    Ajo ishte përzgjedhur nga Albulena Haxhiu, edhe si drejtoreshë e komplet Institutit të Mjekësisë Ligjore, institucion ku që funksionon nën dikasterin e ministrisë së Drejtësisë.

    Vendimi i ministres kishte ndodhur vetë një ditë para se të bëhej publik lajmi mbi zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark