×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Punoi për tre vite në Agjencinë e Punësimit, Haraçija sot “sorollatet” në korridoret e MAPL-së mbeti pa pozitë

    Insajderi
    10 February 2023 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish- drejtori i Agjencisë së Punësimit të Repubikës së Kosovës (APRK), Drin Haraçija, ka mbetur i pa punë, pasi mandati në këtë agjenci i ka skaduar para disa muajve. Ministria e Punëve të Brendshme në nëntor të vitit të kaluar kishte marrur vendim që Haraçija të sistemohet në një pozitë në MAPL. Por, që këta të fundit nuk e zbatuan këtë vendim, shkruan Insajderi.

    Pas përfundimit të mandatit në APRK, ku punoi për më shumë se tri vite që angazhimi kryesor ishte për të punësuar qytetarët, ai sot vetë ka mbetur pa pozitë.

    MPB kishte emëruar Haraçijen në pozitën Drejtor i Departamentit për Perfomancë dhe Transparence Komunale në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Obligohet Njësia për Menaxhimin e burimeve njrëzore të institucionit përkatës që në përputhje me pikën një (1) të këtij vendimi t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, që t’i procedoj ndryshimet në listën e pagave dhe ta njoftoj Departamentin për Menaxhimin e Zyrtarève Publike për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

    Vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

    Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës kishte marrur vendim që ish- drejtori i Agjencisë së Punësimit pas përfundimit të mandatit të sistemohet në një pozitë të kategorisë së mesme.

    Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, qe të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore me qëllim të zbatimit të këtij vendimi, poashtu ankuesit të ia bëjë kompensimin e pagës në mënyrë retroaktive për periudhën kohore“, thuhet në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi.

    Pas këtij vendimi, MPB emëroi atë si Drejtor i Departamentit për Perfomancë në MAPL.

    Haraçia konfirmoi për Gazetën Insajderi se pavarësisht kësaj ai nuk po e ushtron këtë pozitë.

    “Jo unë nuk jam në këtë pozitë, çështjen e kam lënë në duar të Këshillit”, tha ai.

    Edhe pse janë bërë 2 muaj nga ky vendim Drin Haraçija nuk është sistemuar në pozitën e Drejtorit si pengesë po shihet MAPL-ja.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktoj edhe me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të cilët nuk përfillen vendimin e MPB-së, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjgigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark