×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pupovci tregon se pse nuk pati përmirësim të rezultatit të PISA-s nga viti 2018

    Insajderi
    05 December 2023 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Dukagjini Pupovci ka folur lidhur me rezultatet e testit PISA, ku Kosova është ranguar më keq se në vitin 2014 e 2018.

    Pupovci ka treguar se pse rezultati i testit PISA, nuk ka përmirësim nga ai i vitit 2018-të.

    “Prej vitit 2018-të e deri në vitin 2022, nuk ka pasur masa për përmirësimin e gjendjes në arsim. Në fillim kemi pasur ndryshime të njëpasnjëshme të qeverive, zgjedhje e kështu me radhë. Në marsin e vitit 2020-të, kemi pasur pandeminë e cila është deklaruar dhe me ndërprerje, më të shkurtëra ose më të gjata ajo ka zgjatur diku deri në marsin e vitit 2022, kur gjendja në shkolla është stabilizuar. Prandaj këta nxënës, kanë humbur mjaft mësim dhe këto humbje mësimore kanë qenë të pakompensueshme dhe kanë bërë që të bie rezultati”, tha ai në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark