×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pushtetarët harrojnë “sakrificën” e Reshitajt për ta, e portretizojnë si “deputete e mëditjeve”

    Insajderi
    09 March 2023 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj është duke u kritikuar nga kryeparlamentari Glauk Konjucfa se ajo po shkon në Kuvend vetëm për të marr mëditje.

    Pushtetarët e kanë harruar “sakrificën” që deputetja kishte bërë në kohen kur është zgjedhur presidente Vjosa Osmani. Reshitaj kishte kundër partisë së saj për të marr pjesë në seancën për votimin e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës. Vota e saj ishte e rëndësishme.

    Ndërsa, sot ajo po shënjestrohet si “deputete e mëditjeve” duke mos ia vlerësuar kontributin e saj. Ajo ishte kritikuar shumë nga shefat e saj. Reshitaj ka treguar se ditën e votimit të Presidentes i ka shkuar një sms nga Daut Haradinaj i cili i ka kërkuar që të tërhiqet nga seanca.

    “Në ditën e dytë në mes të dy seancave më ka kontaktuar me sms z.Daut Haradinaj dhe unë nuk e kam ditur se ai nuk është informuar dhe ka kërkuar që unë të tërhiqem. Unë e kisha marrë vendimin dhe nuk mund të tërhiqesha”, kishte deklaruar ajo.

    Çfarë i tha Konjufca dje

    Glauk Konjufca dje gjatë seancës tha se Reshitaj ka qëndruar në Kuvend vetëm “10 sekonda” dhe ka dalë.

    “I propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takojë sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë, qëndroi vetëm 10 sekonda, doli, kështu që nuk ka kështu”, tha Konjufca dje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Reshitaj flet për Insajderin

    Pas kësaj deklarate, Reshitaj në një përgjigje për Gazetën Insajderi, ka thënë se “nuk ka qëndruar në seancë 10 sekonda, por gjysmë ore”.

    “Më vjen shumë keq për këtë deklaratë të kryetarit të Kuvendit. Më vjen shumë keq”, ka thënë ajo për Gazetën Insajderi.

    Tuje ajo ka treguar përse ka dalë nga seanca.

    “Unë kam shku në seancë në ora 13:30, jam vonuar 30 minuta sepse kam pas ligjërata – kam hy në Kuvend, sepse nuk e kam ditë që deputetët e opozitës e kanë lëshuar seancën”.

    “Në ora 14:00 kam dalë nga salla, kam shkuar në byfe dhe i kam prit deputetët, por e kam parë se nuk do të shkojnë ne seancë, dhe pasi nuk ka pasur asnjë deputet të opozitës – nuk kam shkuar më”, ka vazhduar Reshitaj sqarimin për Gazetën Insajderi.

    Reshitaj foli edhe sot në Kuvend

    Mbi këtë çështje, ajo ka reaguar edhe sot në Kuvend, ku ka kërkuar nga Konjufca t’i tërheqë fjalët për të.

    “Shpresoj të reflektoni dhe të tërhiqeni nga ato fjalë të pavërteta për mua”, tha sot Reshitaj në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ajo tutje ka treguar se për dy vjet si deputete e Kuvendit vetëm një herë ka marrë mëditje.

    “Nuk jam unë deputetja e mëditjeve, as për mëditje dhe as për rrogë nuk vi në këtë Kuvend. Unë jam këtu për popullin për qytetarët që më kanë votuar”, tha tutje ajo, shkruan Gazeta Insajderi.

    Konjufca ka reaguar menjëherë pas fjalë së Reshitajt duke thënë se “unë rrallë bëj qortime publike, ato i bëj ato vetëm kur e teprojnë deputetët – siç bëtë ju dje”.

    Administrata e Kuvendit ende nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark