×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Reshitaj: Nuk jam deputete e mëditjeve, z. Konjufca tërhiqni fjalët e pavërteta për mua

    Insajderi
    09 March 2023 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Glauk Konjufcës, dje ka qëndruar vetëm “10 sekonda në Kuvend”.

    “I propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takojë sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë, qëndroi vetëm 10 sekonda, doli, kështu që nuk ka kështu”, tha Konjufca dje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pas kësaj deklarate, Reshitaj në një përgjigje për Gazetën Insajderi, ka thënë se “nuk ka qëndruar në seancë 10 sekonda, por gjysmë ore”.

    Mbi këtë çështje, ajo ka reaguar edhe sot në Kuvend, ku ka kërkuar nga Konjufca t’i tërheqë fjalët për të.

    “Shpresoj të reflektoni dhe të tërhiqeni nga ato fjalë të pavërteta për mua”, tha sot Reshitaj në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Ajo tutje ka treguar se për dy vjet si deputete e Kuvendit vetëm një herë ka marrë mëditje.

    “Nuk jam unë deputetja e mëditjeve, as për mëditje dhe as për rrogë nuk vi në këtë Kuvend. Unë jam këtu për popullin për qytetarët që më kanë votuar”, tha tutje ajo, shkruan Gazeta Insajderi.

    Konjufca ka reaguar menjëherë pas fjalë së Reshitajt duke thënë se “unë rrallë bëj qortime publike, ato i bëj ato vetëm kur e teprojnë deputetët – siç bëtë ju dje”.

    Administrata e Kuvendit ende nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje.

    Lexo edhe:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark