
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e kanë mohuar se kanë arritur ndonjë marrëveshje politike me Nismën Socialdemokrate.
Këtë e ka thënë mbrëmë në KTV ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu.
“Nuk kemi koalicion me NISMËN. As të shkruar e as të pashkruar sepse çfarëdo veprimi që e kemi ndërmarrë gjatë kësaj kohe ka qenë publik. Çfarëdo takimi që ka pasur z.Kurti e ka bërë publik. Nuk ka pasur takime, nuk ka koalicion, nuk kam informacione që takimi ka ndodhur dhe unë i besoj kryeministrit. Nuk ka marrëveshje as të shkruar e as të pashkruar. Jemi në diskutime, në konsultime dhe jemi optimistë që Qeveria do të bëhet”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka deklaruar se ende nuk është vendosur se kush në çfarë pozicioni do të jetë.
“Ende nuk kemi vendosur se kush ku do të jetë. Çfarëdo pozicioni që do të më ndahet, e kam vullnetin kudo që do të përcaktohem”, ka shtuar ajo.