×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Pushteti futë nën kontroll të plotë Spitalin e Pejës, avancohet anëtari i VV’së

    Insajderi
    30 December 2022 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy mjekët pejanë që aderuan në Vetëvendosje në vitin 2020 janë duke shijuar shpërblimet e partisë në pushtet. Dyshja Shala e Ibraj do të jenë dy personat më të fuqishëm në menaxhimin e Spitalit të Pejës.

    Fazli Shala dhe Besnik Ibraj dy anëtar të Vetëvendosjes që i bashkuan kësaj partie para dy viteve do të jenë dy njerëzit kryesor të Spitalit të Pejës. I pari drejtor ekzekutiv, ndërsa i dyti shef i të gjithë mjekëve të këtij spitali, ka zbuluar Gazeta Insajderi.

    Ibraj mori pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit Mjekësor në këtë spital me nënshkrim të shokut të tij të partisë, Fazli Shalës.

    Ngjitja e Ibrajt drejt postit të dytë më të rëndësishëm të këtij spitali erdhi pas shkarkimeve të bujshme lidhur me rastin e skandalit të foshnjës që u futë në lavatriçe.

    Për emërimi e Ibrajt në postin e dytë për kah rëndësia në këtë spital nuk ka dashur të komentoj shumë drejtori Shala. Është përgjigjur vetëm shkurtimisht me “Po”, për avancimin e tij.

    “Po, Besnik Ibraj është emëruar Ushtrues Detyre të Drejtorit Mjekësor”, tha shkurt Shala për Insajderin.

    Por, si erdhi deri të avancimi i shokut të partisë së tij?

    Shala për ta rehatuar Ibrajn shkarkoi nga pozita e drejtorit mjekësor Muhamet Halitin,  si një nga përgjegjësit për skandalin e foshnjës në spitalin e Pejës.

    Ndonëse, një gjë të tillë e kishte mohuar vet Haliti.

    Ai kishte thënë se mjekët rastin e foshnjës e kishin përfunduar me përgjegjësi të plotë.

     “Deri sa drejtori mjekësor është përgjegjës i punës së mjekëve, e në rastin në fjalë personeli mjekësor nuk e neglizhoj rastin  duke e përfunduar kujdestarinë atë natë me përgjegjësi të plotë”, ka shkruar Haliti.

    Për skandalin e foshnjës në Pejë, deri tani nga detyra u shkarkuan 12 persona.

    Të vetmi që u amnistuan ishin zyrtarët e partisë në pushtet, të cilët po ashtu ishin përgjegjës për rastin.

    Kurti, Vitia, Shala, Ibraj …

    Besnik Ibraj dhe drejtori i spitalit të Pejës, Fazli Shala në vitin 2020 i ishin bashkuar Vetëvendosjes.

    Anëtarësim e tyre e kishte përshëndetur edhe kryeministrit Albin Kurti.

    Ai përmes një postimi në Facebook, kishte thënë se Vetëvendosje po rritet sepse është e vetmja organizatë ku profesionistët vlerësohen e promovohen.

    Të dytë kanë përfituar shpërblime nga partia në pushtet. Secili ka përfituar nga një post të rëndësishëm.

    Fazli Shala para se të vinte në pushtet Vetëvendosja, mbante pozitën e kirurgut, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

    Dy vite më vonë, ai u emëruar Drejtor i Spitalit të Pejës, pas një konkursi  të shpallur nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

    Ndërsa, Besnik Ibraj para avancimit në pozitën e U.D të drejtorit Mjekësor, ka qenë shef i Repartit të emergjencës, në spitalin e Pejës.

    Si ndodhi rasti i foshnjës që u fut në lavatriçe

    Më 13 dhjetor, një grua ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore. Lindja është kryer me prerje cezariane dhe foshnja ishte nxjerr e vdekur.

    Pas operacionit foshnja është vendosur në hapësirat e sallës. Nga pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, foshnja ishte ngatërruar me çarçafët ku bashkë me ta ishte futur në lavatriçe nga një punonjës i pastrimit. Më pas, ishte nxjerr copa-copa nga lavatriçja.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë deklaruar se hetimet kanë nisur.

    “Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorёt e shendetёsisё. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit dhe inspektorёt e shendetёsisё” thuhet në përgjigjen e Policisë.

    Pasi lajmi u bë publik spitali i Pejës doli me një shpjegim duke thënë se rasti kishte ndodhur pa qëllim dhe kishte ardhur si pasoj e mosrespektimit të protokollit strikt të veprimit në raste të trajtimit të frytit të vdekur.

    “Ne jemi të vetëdijshëm dhe kemi mision tonin që t’i japim vendit lajme për sukseset në trajtimin dhe shërimin e pacientëve. Fatkeqësisht nuk ia kemi dalë në këtë rast. Duam të sigurojmë opinionin publik se sado e rëndë që është ngjarja ajo është pa qëllim, por ka ardhur si mosrespektim i protokollit strikt të veprimit në raste të trajtimit të frytit të vdekur”, thuhet ne njoftimi e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark