×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Pushteti i Imri Ahmetit e ‘rehaton’ me pozitë militantin e ‘flaktë’ të LDK-së

    Insajderi
    17 November 2023 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Naim Jahiri, ish-asamblist i LDK-së dhe militant i “flaktë” i Imri Ahmetit, është punësuar në pozitën e Koordinatorit të Qendrës Sportive në Komunën e Lipjanit, si kandidat i vlerësuar me më së shumti pikë, shkruan Insajderi.

    Në komunën e Lipjanit, përkatësisht në Drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport është punësuar ish-asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në pozitën e koordinatorit të Qendrës Sportive.

    Komuna e Lipjanit me datën 30 tetor të vitit 2023 ka nënshkruar vendimin për zgjedhjen e Koordinatorit të Qendrës Sportive në drejtoratin për Kulturë, Rini dhe Sport.

    Ku sipas vlerësimeve të tyre më i suksesshmi për këtë pozitë është kandidati i cili njëkohësisht është edhe militant i LDK-së, parti në pushtet e kësaj Komune.

    Pas përfundimit të intervistës si dhe vlerësimit të biografisë, për pozitën e punës, Naim Jahiri, kishte arritur gjithsej 95.66 pikë.

    Naim Jahiri në vitin 2017 kishte kandiduar dhe deri në vitin 2021 ka qenë asamblist nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan.

    Që nga ajo kohë, Jahiri është mbështetës i partisë në pushtet në këtë Komunë.

    Madje, në profilin e tij privat në Facebook, është e vendosur fotoja e tij bashkë me kryetarin e kësaj Komune, Imri Ahmetin.

    Jo vetëm, Jahiri edhe pse më nuk është asamblist, ende e shfaq hapur përkrahjen që ka për kryetarin, Imri Ahmeti dhe partinë e tij.

    Ky nuk është postimi i vetëm që Naim Jahiri e shpërndan në profilin e tij në mbështetje të Ahmetit.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Naim Jahirin, se a ka ndikuar afërsia e tij me pushtetin që të përzgjidhet për këtë pozitë, por i njëjti deri në publikim e këtij teksti nuk ka kthyer përgjigjje.

    Gjithashtu Gazeta Insajderi, ka provuar të kontaktojë edhe me Komunën e Lipjanit, por poashtu të njëjtit deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigjje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark