×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Pushteti i Albin Kurtit shënon edhe një sukses, fut nën kontroll edhe një bord

    Insajderi
    20 July 2022 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka futur rrënjët edhe në bordin e kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kryeministri Albin Kurti prezantoi në mbledhjen e Qeverisë emrat e kryesuesit dhe anëtarëve të bordit të KRU Gjakova. Ndër emrat si anëtar i bordit është edhe Jeton Haxhijaha.

    Jeton Haxhijaha është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec. Ai shihet nën shoqërimin e deputetit të Vetëvendosjes dhe ish- kandidatit për krytar të Rahovecit nga kjo parti, Visar Korenica.

    Insajderi ju sjell edhe foto dëshmi të afërsisë së tyre, ku tashmë anëtari i ri i bordit “KRU Gjakova”, Jeton Haxhijaha shihet prezent në disa tubime të partisë në Rahovec.

    Kryeministri Kurti sot në Mbledhje të Qeverisë, përpos Jeton Haxhijahaj njoftoi edhe për emrat e anëtarëve të tjerë të bordit si dhe kryesuesit.

    “Për drejtor të bordit të ndërmarrjes publike KRU Gjakova, propozoj të emërohen këta kandidatë: Urim Gashi, kryesues; Arianeta Nura, anëtare; Vildane Maloku, anëtare dhe Jeton Haxhijaha, anëtar”, tha ai.

    Përpos këtij, në janar të këtij viti Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Komunën e Gjakovës, Hasan Krasniqi, ishte zgjedhur kryeshef në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

    Ai është zgjedhur kryeshef përkundër faktit që i njëjti ishte kandidat për asamblist në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor të vitit 2021.

    Hasan Krasniqi ishte asamblist nga partia Alternativa nga viti 2014 deri në vitin 2017. I njëjti në vitin 2017 nuk kishte mundur të rizgjedhej. Në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për asamble në listën e Vetëvendosjes pas marrëveshjes së nënshkruar në mes të kryetarit të kësaj partie, Albin Kurti dhe kandidates për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, njëherësh kryetare e partisë “Alternativa”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark