×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Pushteti i PDK’së ‘shpërblen’ asamblistin e saj me pozitë të drejtorit

    Insajderi
    18 January 2024 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Verona Smajli

    Shkëlzen Kastrati, asamblist i Kuvendit Komunal në Prizren nga radhët e PDK’së u ‘shpërblye’ edhe me një pozitë nga pushtetit i Shaqir Totajt, raporton Insajderi.

    Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në nëntor të 2023’ës kishte hapur konkurs për pozitën “Udhëheqës i shtëpisë për të moshuar“.

    Pas mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës me gojë, komuna ka publikuar edhe rezultatet e kandidatëve, ku siç thonë nga komuna ‘i kanë plotësuar kriteret e parapara‘.

    Për pozitën e drejtorit u përzgjodh Shkëlzen Kastrati, asamblist i Kuvendit Komunal nga Partia Demokratike e Kosovës, parti kjo që udhëheqë me komunën e Prizrenit.

    Ai thuhet se mblodhi plot 75.5 pikë nga intervista dhe testi që u mbajtën për pozitën e ‘udhëheqësit të shtëpisë për të moshuar’.

    Nga Komuna e Prizrenit kanë thënë për Insajderin se asamblisti Kastrati i ka plotësuar më së miri kriteret ligjore dhe profesionale për pozitën në fjalë.

    Në politikat e punësimeve nuk ndikon asgjë përveç të drejtave dhe kërkesave ligjore, ndaj edhe në këtë rast kandidati ka shfrytëzuar të drejtën e tij per konkurrim.I ka plotësuar më së miri kërkesat ligjore te konkursit dhe përveç kritereve formale ligjore dhe profesionale ka edhe përvojë paraprake në punë të natyrës së tillë. Sipas komisionit vlerësues i ka plotësuar të gjitha kërkesat e konkursit për pozitën ku ka konkurruar.”- tha Ymer Berisha nga zyra për komunikim në Komunën e Prizrenit.

    Gazeta ka kontaktuar edhe asamblistin Shkëlzen Kastratin, por, i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark