Insajderi
Lajme

Pushteti i Pecit ia vë shiritin ndërtimeve të biznesmenit me të cilin “cakërrohej” në kohë fushate

Insajderi
27 January 2026 - 16:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pushteti i Pecit ia vë shiritin ndërtimeve të biznesmenit me të cilin “cakërrohej” në kohë fushate
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Mitrovicës, në krye me Faton Pecin, ka ndërprerë punimet e kompleksit banesor “AZ Building”.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se punimet që po kryheshin në mënyrë të kundërligjshme pranë Liqenit Akumulues, shkruan Insajderi.

“Drejtoria e Inspekcionit sot ka vendosur shiritat për ndalimin e punimeve në ndërtimin e një kompleksi banesor që po kryhej në mënyrë të kundërligjshme në rrugën “Liqeni”, pranë Liqenit Akumulues”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në njoftim bëhet e ditur se drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka vlerësuar se s’janë respektuar kushtet dhe janë shkelur disa kritere ligjore nga ana e “AZ Building”.

“AZ Building” është në pronësi të biznesmenit Agron Zeneli. Ky i fundit ishte bërë cak i, siç pretendonin familja e tij, sulmeve nga vëllai i Faton Pecit.

Familja e Zenelit kishte dalë me një reagim në kohë zgjedhjesh, duke thënë se vëllai i Faton Pecit, Valon Peci, po sulmonte imazhin e biznesmenit përmes “të pavërtetave”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark