×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pushteti i ri i jep prioritet afërsisë familjare- Motra e Vjosa Osmanit pjesëmarrëse në Darkën e Lames

    Insajderi
    25 October 2021 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pushteti i ri duket se po i jep prioritet afërsisë familjare për të qenë pjesë e institucioneve dhe eventeve të ndryshme, shkruan Gazeta Insajderi.

    Këtë e dëshmon më së miri prezenca e motrës së presidentes Osmani, në organizimin e “Darkës së Lamës”, në njërin nga hotelët më të shtrenjtë të rajonit.

    Përveç motrës së saj, presidentja Osmani kishte ftuar edhe shumë mysafirë të tjerë, përfshirë këtu edhe kryeminstrin Albin Kurti dhe ish-presidentët e vendit Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga.

    May be an image of 4 people, people sitting and people standing

    E organizuar në ditën kur çmimet për produkte esenciale si buka prekën majën, “Darka e Lamës” u kritikua shumë në opinion publik se një shfaqje e luksit në kohën kur qytetarët e vendit janë duke u përballur me një krizë të madhe ekonomike.

    Kujtojmë se në vitin 2019, motra tjetër e Vjosa Osmanit, Ilona Osmani- Mrasori, ishte punësuar si inspektore në ATK në konkursin ku kishin aplikuar afër 2,000 persona./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark