Insajderi
Insajderi

Pushteti kap edhe një institucion, edhe e afërmja e Luan Dalipit bëhet shefe

Insajderi
12 May 2022 - 19:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pushteti kap edhe një institucion, edhe e afërmja e Luan Dalipit bëhet shefe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Që në pozita udhëheqëse të jenë njerëz të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje nuk është fenomen i rrallë.

Pas kapjes së disa institucioneve, tani qëllimi i VV-së u arrit edhe tek Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi

Një ditë më parë, Fadil Osmani nga Agjencia e Punësimit të Kosovës ka publikuar një postim në të cilin tregoi se kush do ta ketë pozitën e drejtoreshës në vend të Drin Harqias i cili përfundoi mandatin.

Pozita e drejtoreshës u dorëzua tek Jehona Namani Rexha, kjo e fundit e afërme me Luan Dalipin, shefin e Stafit të kryeministrit Albin Kurti.

Që Namani-Rexha është e afërt me Dalipin konfirmohet edhe nga një fotografi e përbashkët e vitit 2020, pikërisht në festën e ndërrimit të moteve./Gazeta Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark