×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pushteti preferon për anëtar te KPK’së avokatin që kreu shkelje të rëndë disiplinore

    Insajderi
    29 February 2024 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Skender Gojani, që kishte kryer shkelje disiplinore, është propozuar për anëtar jo prokuror në KPK.

    Avokati Gojani edhe pse bëri shkelje të rënda disiplinore, është propozuar për anëtar jo prokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nga radhët e Odës së Avokatëve të Kosovës.

    Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit që vjen nga VV, Adnan Rrustemi tha se kanë kërkuar nga OAK-u t’i propozojnë emrat për një anëtar jo prokuror.

    Sipas tij, në bashkëpunim me administratën e Kuvendit, Mustafë Nuhiu dhe Skënder Gojani i plotësojnë kriteret për t’u propozuar.

    Me 24 janar 2024, Komisioni Disiplinor i Avokatëve të Kosovës ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar se Avokati Skender Gojani, ka kryer shkelje të rënda disiplinore.

    Pse u dënua Gojani për shkelje disiplinore?

    Gazeta Insajderi, ka siguruar një vendim që është marrë para një muaji nga Komisioni Disiplinor i Avokatëve të Kosovës ku shpjegohen shkeljet që kishte kryer Gojani.

    Sipas këtij vendimi ai ka kryer shkelje të rëndë të statusit të OAK-së.

    Ky i fundit edhe pse ishte betuar si avokat dhe ishte në marrëdhënie punë, njëkohësisht kishte vazhduar punën si avokat në një kolegj privat.

    Komisioni Disiplinor konstatoi se ne rastin konkret ekziston arsye e bazuar se kemi të bëjmë me shkelje të rëndë disiplinore ngase avokati Skender Gojani nga Prishtina edhe pse ishte në marrëdhënie të punës dhe është betuar si avokat dhe njëkohësisht ka vazhduar marrëdhënien e punës dhe profesionin e avokatisë nga data 12.12.2021 e deri në muajin janar të vitit 2023 pra Kolegjit AB, me çka ka bërë shkelje të rëndë nga neni 1 18, paragrali 1.1, 1.3, dhe 1.12 i Stan te OAK-se lidhur me nenin 14, pika b e KEPA-sè“, thuhet aty.

    Siç merr vesh Insajderi avokati Gojani ka pranuar fajësinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark