×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Pushteti vazhdon me punësime familjare – rehatohet edhe balldëska e Glauk Konjufcës

    Insajderi
    29 March 2024 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Balldëska e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës është rehatuar me një pozitë në Ministrinë e Ekonomisë. Edona Bajçinca, motra e gruas së kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca është emëruar Këshilltare Politike e Ministres Rizvanolli, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    Edona Bajçinca është emëruar në pozitën e këshilltares Politike të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Emërimi i Edonës në këtë pozitë është publikuar edhe në faqen e Ministrisë së Ekonomisë.

    Kush është Edona Bajçinca?

    Edona Bajçinca është motra e gruas së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës.

    Ajo në rrjetet e saj sociale jo rrallë herë ndan fotografi të ndryshme familjare bashkë me motrën e saj, Emira Bajçinca-Konjufca, e cila njëkohësisht edhe gruaja e Glauk Konjufcës.

    Në fotot më poshtë shihet Edona Bajçinca, bashkë me kryetarin Konjufca dhe gruan e tij.

    Edona Bajçinca kishte qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2005.

    Kjo dëshmohet edhe me anë të një fotografie të publikuar para 3 viteve nga Edona, ku shihet përkrahë me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën.

    Të dy të veshur në maica me logo të Lëvizjen Vetëvendosje.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Ekonomisë, se a ka pasur ndonjë ndikim afërsia familjare e Edona Bajçincës me kryetarin Konjufca, që ajo të emërohet në këtë pozitë, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.

    Gazeta Insajderi poashtu ka provuar të kontaktojë edhe me Edona Bajçincën, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

    Gazeta Insajderi ka raportuar vazhdimisht për punësimet e njerëzve të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në ministritë dhe komunat e udhëhequra nga kjo parti. /Insajderi.org/

    Për më shumë shikoni edhe dokumentarin e Indoks:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark