×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Puthja që ia ndryshoi jetën-Si nisi dhe mbaroi historia mes Kiara Tito dhe Butrint Imerit

    Insajderi
    04 January 2023 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para disa kohësh Kiara Tito është përfolur vazhdimisht për një lidhje me këngëtarin Butrint Imeri. Kjo histori nisi qysh në fillimet e karrierës se saj në televzion. Puthja e famshme me Butrint Imerin e bëri atë virale dhe të përfolur për një kohë të gjatë, shkruan Insajderi.

    Vetë Kiara Tito kishte thënë se puthja me Butrintin ia ka ndryshuar jetën për të mirë.

    Që nga ky momenti i kësaj puthjes që dhashë pata një ndryshim të madh nga rrjete sociale, rritje të ndjekësve. Ishte komplet rastësore, por edhe emisioni eci mirë. Mund të them që ka qenë një moment që më ka ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave të mia“, kishte thënë ajo.

    Kiara Tito që tani është pjesë e Big Brother VIP Albania ka folur disa herë për lidhjen me këngëtarin e njohur.

    Ajo ka treguar detaje nga marrëdhënia e saj e mëparshme me këngëtarin Butrint Imeri.

    Lidhja ka zgjatur dy vjet. Kemi qenë të vegjël, se di, ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar’, tha ajo.

    Teksa ka treguar se edhe pse nuk bashkëjetonte me të, ajo dhe ish-partneri i saj qëndronin dhe kalonin shumë kohë te shtëpitë e njëri-tjetrit.

    Nuk kemi bashkëjetuar, më shumë kemi jetuar te shtëpia e njëri-tjetrit. Rrinim shumë bashkë”- tha Kiara Tito.

    Ndarja

    Zërat se lidhja e tyre ka përfunduar nisën në gusht të vitit të kaluar pasi ata nuk po e ndjeknin më njëri tjetërin në “Instagram”.

    Këngëtari Butrint Imeri kishte folur për herë të parë për ndarjen me Kiara Titon. Ai nuk ka dhënë arsye konkrete që solli ndarjen, por thotë se secili po ndjek rrugën e tij.

    “Nuk ka pas asnjë arsye pse jena nda po ajo ka shku rrugës vet unë rrugës tem”, tha Butrinti duke konfirmuar sërish se ka pasur lidhje mes tyre.. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark