Puthje dhe përkëdhelje – Në takimin me Ilirin, Lindita nuk i ndal provokimet - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Puthje dhe përkëdhelje – Në takimin me Ilirin, Lindita nuk i ndal provokimet

    Insajderi
    08 June 2021 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lindita tha emrin e Ilirit, për takimin e radhës në “Përputhen”, pasi nuk kishte mundësi tjetër zgjedhjeve. Sot, konkurrentja thotë se “jo vetëm nuk u pendova, por u ndjeva shumë mirë me Ilirin, nuk e prisja”.

    Lindita: E kisha siklet të zgjidhja se të kam parë në shumë takime me Lindën dhe Gilbertën

    Iliri: Aty janë të luhatur nga të gjithë, asnjë nuk është i fokusuar

    Sipas tij, ky takim është i veçantë për të: “Kam pasur takime stresante, më pëlqen të jem më alegro dhe tani ndihem i lumtur”.

    Më tej, Iliri i dhuron një kurorë dhe buqetë me lule Linditës. Kujtojmë se një kurorë të tillë i ka dhuruar më parë dhe Lindës, në një nga takimet .

    Ndërkohë, Lindita tregon si do që të jetë mashkulli, të cilin nëse e gjen, do të vijë të jetojë në Shqipëri:

    Lindita: Do të kthehem në Shqipëri vetëm po gjeta personin e duhur. Nuk dua mashkull të thotë jam unë o s’ka!

    Në studio, Lindita e vlerësoi këtë takim si “një nga më të mirat që ka realizuar ndonjëherë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark