×
  • Showbiz
  • Show

    Puthje në buzë mes vajzave në shtëpinë e “BBVA”

    Insajderi
    14 February 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, ditën e të dashuruarve në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” kanë “plasur” puthjet. Sapo ka rënë gongu nga “Vëllai i Madh”, banorët kanë nxituar t’i dhurojnë puthje njëri-tjetrit.

    Në këtë atmosferë, teksa ndodheshin në dhomën e ndenjës, Dea Mishel dhe Kejsi i kanë dhuruar njëra-tjetrës një “baby kiss”. Duke tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve, ato janë puthur në buzë.

    Epo, duket se puthjet mes vajzave në buzë janë kthyer në një modë kohët e fundit sidomos.

    Nga ana tjetër kujtojmë që më herët këtë mëngjes i ftuar në “Wake Up” ishte Ledion Liço, drejtori i “TAR” dhe partneri në jetë i producentes së “BBV”, Sara Hoxhës.

    I ftuar në emision ndër të tjera ai zbuloi edhe diçka që do të ndodhë këtë të dielë në “BBV.”

    “Këtë fundjavë, ditën e diel, ata të Big Brother-it do të bëjnë një program radiofonik nga shtëpia e Big Brother-it. Që do të dëgjohet në Top Albania Radio”, tha Liço, i cili duke qeshur shtoi: “Ata do të jenë një test për të parë nëse Wake Up-in vitin që vjen do e keni prapë ju”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark