Putin ia dha personalisht azilin Assad-it, mediat ruse: I përmbushëm detyrimet tona ndaj tij, por… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin ia dha personalisht azilin Assad-it, mediat ruse: I përmbushëm detyrimet tona ndaj tij, por…

    Insajderi
    10 December 2024 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimi për t’i dhënë Bashar al-Assad dhe familjes së tij azil në Rusi është marrë personalisht nga Vladimir Putin.

    Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    Peskov tha se Kremlini nuk ishte i detyruar që të bënte një deklaratë zyrtare rreth azilit të Assad në Rusi dhe nuk zbuloi se ku gjendet aktualisht diktatori i Sirisë.

    Ndërkohë mediat ndërkombëtare flasin për një pritje të ftohtë në Moskë, pasi Peskov tha se nuk është planifikuar asnjë takim me Assad.

    Retorika e autoriteteve ruse dhe medias shtetërore për situatën në Siri ndryshoi shpejt ditët e fundit. Fillimisht ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i quajti rebelët “terroristë”, por të dielën Ministria e Jashtme lëshoi një deklaratë që i quajti ata “opozita”.

    Televizioni shtetëror tha po ashtu se Rusia i përmbushi detyrimet e saj ndaj Assad, por tashmë duhet të fokusohet në sigurinë e vet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark