×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin kërcënon keq kompanitë e huaja

    Insajderi
    10 March 2022 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus, Vladimir tha se qeveria ruse mund të marrë asetet e kompanive të huaja që largohen nga Rusia.

    Nëpërmjet një fjalimi televiziv, Putin tha se mund të t’i dorëzojë asete e kompanive të huaja që largohen nga vendi, ndërmarrjeve që janë të gatshme të punojnë në Rusi, shkruan BBC.

    “Ne do të gjejmë një mënyrë ligjore për ta bërë këtë,” tha Putin.

    Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëron se furnizimet me ushqim dhe ujë në Mariupolin e rrethuar janë duke u pakësuar.

    Zyrtarët ukrainas thonë se 1207 trupa janë mbledhur nga rrugët ditët e fundit dhe se sulmet po vazhdojnë në qytetin port.

    Gjysma e popullsisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, ka ikur që nga fillimi i pushtimit, thotë kryebashkiaku i saj

    Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se qeveria mund të marrë përsipër asetet e kompanive të huaja që tërhiqen nga Rusia dhe u tha rusëve “nuk ka asgjë që ne nuk mund të zgjidhim” përballë sanksioneve perëndimore.

    Ukraina do të dominojë samitin e BE-së që po zhvillohet në Versajë, ku vendet anëtare do të diskutojnë shtimin e sanksioneve dhe largimin nga varësia nga energjia ruse.

    Pak përparim u arrit gjatë bisedimeve të paqes midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Turqi këtë mëngjes.

    Në MB, qeveria ka vendosur sanksione financiare ndaj pronarit të klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich . Pasuritë e tij – ku përfshihet edhe klubi – janë ngrirë, por skuadra do të mund të vazhdojë të luajë nën një licencë të veçantë./abcneës.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark