Insajderi
Botë

Putin paralajmëron Finlandën për anëtarësimin eventual në NATO

Insajderi
02 July 2016 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia do t’i lëvizte trupat kah kufiri i vet me Finlandën, nëse ky vend nordik bëhet anëtar i NATO-s.

Prej shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, Rusia është e zemëruar me zgjerimin lindor të NATO-s, njofton Radio Evropa e Lirë, transmeton Insajderi.

“Forcat finlandeze më nuk do të jenë të pavarura dhe nuk do të kenë sovranitet të plotë”, tha Putin, pas takimit të djeshëm në Finlandë, me presidentin e këtij vendi, Sauli Niisto, dhe ka shtruar pyetjen se “a besoni se ne do të vazhdojmë si përpara, duke i mbajtur trupat tona 1,500 kilometra larg”.

Finlanda ka thënë se do të vazhdoj të marrë pjesë në ushtrimet e NATO-s dhe do të vendos vetë se a do të bëhet anëtare e NATO-s apo jo./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark