Insajderi
Botë

Putini do të vizitojë Turqinë për një takim me Erdoganin

Insajderi
31 January 2024 - 17:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Putini do të vizitojë Turqinë për një takim me Erdoganin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti rus Vladimir Putin do të shkoj për vizitë Turqinë për të takuar presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan, më 12 shkurt, tha një zyrtar turk.

Kjo do të jetë vizita e parë e Putinit në një shtet anëtar të NATO-së, që nga ndezja e luftës Rusi-Ukrianë, e cila nisi në shkurt të 2022-tës.

Mundësia e presidentit rus për të udhëtuar jashtë vendit ka qenë e kufizuar që nga marsi i vitit të kaluar kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi një urdhër arrest kundër tij, për depërtimin e supozuar të fëmijëve ukrainas në Rusi – një krim lufte.

Rusia e mohoi këtë akuzë dhe e quajti veprim të egër, por tha se ishte ligjërisht i pavlefshëm në çdo rast, sepse Rusia nuk është anëtare e ICC-së, raporton The Guardian.

Turqia gjithashtu nuk është palë e Statutit të Romës të ICC-së, kështu që Putini mund të udhëtojë në Turqi pa frikë se do të arrestohet sipas urdhër-arrestit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark