Insajderi
Botë

Putini i jep nënshtetësi ruse serbit të akuzuar për krime lufte

Insajderi
09 January 2024 - 19:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Putini i jep nënshtetësi ruse serbit të akuzuar për krime lufte
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dekret për dhënien e nënshtetësisë ruse Ratko Samaqin, serbit të akuzuar për krime lufte në Banja Llukë dhe Kluç të Bosnje Hercegovinës. Ky shtet kërkoi ekstradimin e tij, por që u refuzua nga shteti rus.

Ai i dha nënshtetësinë 44 shtetasve të huaj, përfshirë edhe Ratko Samaq, ish oficer i ushtrisë jugosllave i cili kërkohet në Bosnje-Hercegovinë për krime lufte që dyshohet se ka kryer në vitin 1993, raporton REL-i, përcjell Gazeta Insajderi.

Samaq ka banuar në Rusi që nga ajo kohë. Rusia ka refuzuar ta ekstradojë atë në Sarajevë.

Bosna e akuzon Samaq për kryerjen e vrasjes së trefishtë në Banja Llukë në vitin 1993 dhe krime kundër popullatës civile në Kluç si anëtar i Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS).

Ai akuzohet për vrasjen e tre civilëve familjarë në Banja Llukë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark