Kremlini ka bërë të ditur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar presidentin sirian, Bashar al-Assad, për rikthimin e qytetit historik Palmira nën kontrollin e ushtrisë siriane.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është cituar të ketë thënë se Putin dhe Assad kanë biseduar në telefon të dielën, pasi Damasku ka njoftuar se ka dëbuar militantët e Shtetit Islamik (IS) nga Palmira.
“Në një bisedë me presidentin sirian, Vladimir Putin ka uruar kolegun e tij për çlirimin e Palmirës nga terroristët, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së këtij qyteti unik për kulturën botërore”, ka thënë Peskov.
Avancimi i ushtrisë siriane, më mbështetjen e sulmeve ajrore ruse, shihet si fitore e madhe strategjike për qeverinë e Assadit./REL