×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

    Insajderi
    10 May 2024 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-konkurrenti i njohur i Big Brother VIP Albania 2, Kristi Aliaj, së fundmi ka vendosur të komunikojë me ndjekësit e tij në një mënyrë të veçantë.

    Nëpërmjet një bisede virtuale në Instagram, Aliaj ka zgjedhur të përgjigjet në pyetjet e fansave të tij – disa prej tyre mjaft pikante.

    Një pyetje e tillë, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ishte: “A ke bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë?”.

    Foto: Kiara Tito/Instagram

    Për t’u përgjigjur, Kristi ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale – pa përdorur asnjë fjalë. Në vend të saj, ai ka postuar një pikturë të tmerrshme që nuk i ngjason fare Kiarës.

    Piktura ka një vajzë që shfaqet mjaft e frikshme dhe jo në përputhje me imazhin e Kiarës.

    Foto: Kiara Tito/Instagram

    Ky postim ka rritur më tej kuriozitetin dhe debatin në rrjete sociale, duke i dhënë zjarr marrëdhënieve të tashmë të tensionuara mes Kristit dhe duos së njohur Kiara-Luiz Ejlli.

    Gjatë qëndrimit në BBVA, raportet mes Kristit dhe këngëtarit shkodran kanë qenë të ftohta dhe të mbushura me përplasje të ashpra. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark