Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa, ka marrë vendim sot në lidhje me kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin, shkruan Insajderi.
Në vendimin e PZAP-së, përveç që mbështetet vendimi i KQZ-së, ata nuk lejojnë që të zëvendësohen emrat në listat e partive.
Në vendimin për Lëvizjen Vetëvendosje, ku nuk u lejohet të kandidojnë për deputetë, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Bajram Mavriqt dhe Labinotë Demi Murtezit, këta emra as nuk mund të i zëvendësojnë.
Përveç VV-së, as Nismës Socialdemokrate nuk i janë certifikuar kandidatët që kanë probleme me ligjin.
Ngjashëm as këta nuk kanë të drejtë të i zëvendësojnë këta kandidatë, dhe lista e tyre do të mbetet pa 12 emra.
Ndaj këtij vendimi, LVV mund të ankohet në Gjykatën Supreme dhe ka 24 orë afat për ta bërë këtë./ Insajderi.org
Lexo edhe: