×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Qaj person që lyp me ja shk*rdhy nonën” – Insajderi sjell dosjen: Kështu nisi konflikti që la tre të plagosur në Pejë

    Insajderi
    24 May 2024 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Plagosja e tre personave në qendër të Pejës, ngjalli reagime në vendin tonë. Babai dhe dy bijtë e tij mbetën të plagosur me armë zjarri nga 21 vjeçari, Agron Gashi, në qendër të qytetit të Pejës. Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti, po vazhdojnë të marrin tretman mjekësor në QKUK, ku njëri nga ta është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Derisa, i dyshuari Agron Gashi, është arrestuar dhe ndaj tij po kërkohet marrja e masës së paraburgimit.

    Ai po akuzohet me veprën penale “vrasje në tentativë”, :mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “kanosje”.

    Gazeta Insajderi ka siguruar Dosjen e Prokurorisë, ku përshkruhet ngjarja se si ka ardhur deri tek plagosja dhe ikja nga vendi i ngjarjes nga i dyshuari, Agron Gashi.

    E gjitha ngjarja, sipas Dosjes së Prokurorisë, lidhet me shitjen e një veture të tipit “Golf III”. Vetura ishte e një familjari të Agron Gashit, me inicialet F.G., i cili dëshironte që atë t’ua shitste tashmë të dëmtuarve, Jeton, Jetard dhe Jetnis Berisha. I shoqëruar bashkë me F.G. ishte edhe Agron Gashi, i cili sipas Dosjes së Prokurorisë, në bisedë e sipër përdorë fjalët: “qaj person që lyp me ja shk*rdhy nonën unë ja shkredhej, ja rrasi alltin në gojë”. Pas kësaj i dyshuari Agron Gashi, kap për fyti Jetard Berishën. Sipas Dosjës, pas disa minutash, Agron Gashi, kthehet në vendin e njëjtë me armë në dorë. Aty ai fillon të shtijë ndaj të dëmtuarve, me qëllim që t’i privojë nga jeta.

    Largimi i Agron Gashi dhe fshehja përreth 24 orë, dyshohet se u bë me ndihmën e një familjarit/es të tij me inicialet L.G.

    Ai u arrestua mesditën e së enjtes dhe ndaj tij Prokuroria Themelore në Pejë po kërkon masën e paraburgimit prej 1 muaji.

    Ndërsa, të dyshuarit tjetër (inicialet L.G.) për ndihmë ndaj Agron Gashit, Prokuroria po kërkon të merret vendimi për arrest shtëpiak.

    Vendimi ndaj tyre do të merret sot prej 17:00, në një seancë në Gjykatën Themelore në Pejë.

    FOTO/ Agron Gashi, i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

    Derisa, tre të plagusorit, Jeton, Jetnis dhe Jetart Berisha, po vazhdojnë të trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mjekët në QKUK, kanë njoftuar se njëri nga ta është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Ndërsa, njëri nga të dëmtuarit ishte edhe pjestar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    /Insajderi.org/

    FOTO/ Jeton, Jetnis dhe Jetart Berisha

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark