Insajderi
Botë

Qartet Vuçiqi, i bërtet gazetarit vetëm pse nuk i pëlqeu pyetja që i parashtroi/VIDEO

Insajderi
23 May 2026 - 16:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qartet Vuçiqi, i bërtet gazetarit vetëm pse nuk i pëlqeu pyetja që i parashtroi/VIDEO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përfshirë në një debat të ashpër gjatë një emisioni në televizionin publik të Serbisë RTS.

Sipas pamjeve të publikuara nga emisioni, tensionet nisën kur moderatori Zoran Stanojeviq e pyeti presidentin për një rast të njohur si “Neshoviq”, i cili lidhet me pretendime për përfshirje të disa zyrtarëve të policisë në aktivitete kriminale.
Në vend që të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, Vuçiq reagoi me ton të lartë, duke e akuzuar moderatorin për ndjekje të narrativave politike dhe për, siç tha ai, “përshtatje me agjenda të caktuara”.

Gjatë diskutimit, presidenti serb kritikoi edhe mediat dhe opozitën, duke pretenduar se ndaj tij po zhvillohen fushata politike dhe se po i bëhen akuza të pabazuara.

Ai përmendi gjithashtu pretendime të ndryshme që, sipas tij, janë bërë në të kaluarën ndaj tij, të cilat i mohoi kategorikisht, duke theksuar se ka “ndërgjegje të pastër” dhe se gjithmonë është i gatshëm të përgjigjet para publikut.

Emisioni u karakterizua nga tensione të vazhdueshme dhe përplasje verbale mes presidentit dhe moderatorit, ndërsa pamjet e debatit janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe media në rajon.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark