×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Qasje e pandershme”- takimi në ambasadë të SHBA-së, Jabllanoviq i ankohet ambasadorit në Kurtin

    Insajderi
    22 August 2023 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar gjatë ditës se ka takuar përfaqësues të serbëve në Kosovë.

    Pjesë e takimit ishin edhe eksponentë të Listës Serbe dhe opozitarë të subjektit politik në fjalë. Pas takimit me ambasadorin Hovenier, përfaqësuesi politik i serbëve, Aleksandar Jabllanoviq, e ka quajtur të “pandershme” dhe “të pamjaftueshme” qasjen e kryeministrit Kurti në de-eskalimin e situates, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Përpjekjet e mëparshme për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës nuk kanë pasur shumë sukses, kryesisht për shkak të përfshirjes së pamjaftueshme dhe të pandershme të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e partisë së tij.

    “Ne arritëm në përfundimin se rruga drejt de-përshkallëzimit kërkon kompromise dhe lëshime nga të dyja palët”, vijoi më tej njoftimi.

    Ambasadori amerikan ka pritur sot në ambasadë disa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës,.

    Ai tha se me ta ka diskutuar për çështje të komunitetit të tyre, derisa tha se SHBA përkrah një Kosovë multietnike.

    “Pata rastin të presë sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Mendimet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka shkruar ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark