×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Që 3 orë jemi në aeroport”, pritje të gjata në aeroportin e Shkupit për fluturimet drejt Turqisë

    Insajderi
    07 February 2023 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Duket se termeti i 7.8 shkallëve të Rihterit që goditi Turqinë ditën e djeshme ka ndikuar në vonesa të shumta të fluturimeve në aeroportin e Shkupit.

    Aid Musliu, është qytetari nga Kosova, fluturimi i të cilit ishte parashikuar të nisej në orën 20:00. Ai tha se ka 4 orë që po qëndron në aeroportin e Shkupit.

    “Në orën 20:00 e kam pas fluturimin, por kam ardh shumë herët në 16:00 dhe akoma nuk ka ndonjë informacion se a do të ketë fluturim apo jo për në Stamboll. Siq po dihet arsyeja është tërmeti atje”, tha Musliu për Insajderin.

    Ai tregoi për Insajderin se në aeroport ka me dhjetra shtetas turq që po presin të shkojnë tek familjet dhe të dashurit e tyre pas rastit tragjik.

    “Këtu ka edhe shumë shtetas turq që jan nisur të shkojnë tek familjet e tyre pas rastit”, tha ai.

    Musliu shpjegoi se pas termetit në Turqi në aeroportin e Prishtinës dhe në atë të Tiranës ishin shtrenjtuar edhe biletat.

    “Kam shiku për me marrë bilete edhe prej Prishtinës dhe Tiranës por bileta ishte shtrenjtuar diku 500 euro, kështu vendosa që me kalu nga Shkupi ani pse tash po përballemi me pritje shumëorëshe”, tha ai.

    Insajderi ka siguruar pamje nga aeroporti i Shkupit:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark