Insajderi
Show

“Që gjashtë vite nuk mund të dal jashtë Kosovës”, Fjolla Morina flet për rastin ku u kap me armë në çantë

Insajderi
11 December 2025 - 11:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Që gjashtë vite nuk mund të dal jashtë Kosovës”, Fjolla Morina flet  për rastin ku u kap me armë në çantë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja dhe banorja e Big Brother VIP Kosova, Fjolla Morina, ka ndarë një rrëfim me bashkëbanorin Londrim Ahmetaj, duke zbuluar detaje të reja rreth një çështjeje ligjore që po përballet.

Morina, e cila është një nga personazhet më të njohura të estradës, ka treguar se për shumë vite ka qenë nën akuzën për posedim armësh, një rast që sipas saj ende është në proces gjyqësor dhe nuk është mbyllur.

Këngëtarja ka deklaruar se armë nuk ka qenë e saj, por e dikujt tjetër, ndërkohë që ky rast ka pasur pasoja serioze në jetën e saj.

“Qe pesë vjet, për gjashtë s’mund të dal as prej Kosovës. Në proces gjyqësor jam”, ka shtuar Fjolla.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark