×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Që nga sot hyn në fuqi rregullorja e re e Prishtina Parking, gjashtë veprimet që duhet të bëjnë banorët

    Insajderi
    22 January 2024 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e sotme (e hënë) hyn në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet.

    Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare “Prishtina Parking” dhe ka listuar gjashtë veprime që banorët rezidentë duhet të ndërmarrin me fuqizimin e rregullores së re.

    Njoftimi i plotë:

    Cilat janë veprimet që duhet të ndërmerren nga banorët rezident?

    – të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking.

    – në kontaktin që do e realizojmë do të informojmë banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota.

    – nëse dokumentacioni është i plotë, banorët do të ftohen të vizitojnë zyrat e N.P.L. Prishtina Parking për të realizuar kontratat e reja dhe pagesën e njëhershme administrative prej 10 euro.

    – nëse dokumentacioni nuk është i plotë, banori do të informohet se cilin dokument shtesë duhet ta plotësojë.

    – të gjithë banorët e regjistruar më herët do të kontaktohen brenda kësaj periudhe. Gjithashtu, përgjatë kontaktit do të informohen banorët që kanë parapagim për t’u rimbursuar.

    – deri në përfundim të kësaj procedure zyrat mund t’i vizitojnë banorët që nuk kanë qenë më herët të inkuadruar në sistem si banorë rezident apo ata të cilët kanë ndryshuar adresat ose automjetet (targat).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark