×
  • Sport
  • Sport

    “Qëllimi është që ta mbajmë pozitën e dytë në tabelë”/ Giresse flet para takimit ndaj Qipros

    Insajderi
    26 September 2022 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Qipros.

    Kosova dhe Qipro përballen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    Tekniku francez ka thënë se qëllimi i “Dardanëve” është fitorja në mënyrë që ta mbajnë pozitën e dytë në grup. Giresse foli edhe për gjendjen e futbollistëve pas disfatës 2:1 në Irlandë të Veriut.

    “Nesër e kemi ndeshjen e radhës. Qëllimi është që ta mbajmë pozitën e dytë në tabelë”, tha Giresse në konferencë për media.

    “Gjendja momentale e ekipit është, Muriq është lënduar në Irlandë të Veriut andaj nuk e di gjendjen e tij. Amir Rrahmani ka përmisim por ende nuk e dimë a mund të luajë. Për lojtarët e tjerë nuk ka diçka tjetër, përveç lodhjes që është normale pas ndeshjes”, shtoi ai.

    “Unë mendoj vetëm për gjërat pozitive me lojtarët. Përgatitemi të kemi një rezultat të mirë. Prioriteti ynë është ta fitojmë ndeshjen, por mund të provojmë edhe lojtarë të ri në lojë”, tha ndër tjerash trajneri francez.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark