×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Qëllimshëm apo ngatërresë? Bëhet virale videoja ku Kim Kardashian e ngatërron flamurin e Palestinës me atë të Brazilit

    Insajderi
    21 October 2023 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kim Kardashian bëri një gabim të madh në një live në TikTok, ndërsa u shfaq me vajzën e saj, North.

    Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ngatërroi flamurin e Palestinës me atë të Brazilit.

    Nëna e katër fëmijëve, 42 vjeçe , bëri një paraqitje surprizë me 10-vjeçaren pas një shkëputjeje relativisht të gjatë nga platforma e mediave sociale, ku dyshja u angazhuan me fansat dhe iu përgjigjën disa pyetjeve.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Por ndërsa lufta Izrael-Hamas vazhdon të shkatërrojë në Lindjen e Mesme, dhjetëra shikues filluan të dërgojnë flamurin e Palestinës në solidaritet me civilët e bllokuar në Gaza pas sulmeve terroriste ndaj Izraelit.

    Dhe në një moment, Kim duke parë komentet e bëra, i tha vajzës së saj se ishte flamuri brazilian.

    Foto: Getty Images

    Në një klip që po bën xhiron e mediave sociale, North përkulet në ekran dhe pyet: “Cili është ai flamur?”.

    Të cilit, ylli televiziv i përgjigjet me besim: “Ky është Brazili. Është prej nga vjen Neymar, sepse ne po flasim për të gjitha gjërat e futbollit”.

    Fansat kanë mbetur të habitur nga gabimi i dukshëm, me klipin që u bë viral menjëherë nga ndjekësit./telegrafi/

    @dailymail Bizarre moment Kim Kardashian confuses the Palestinian flag for the Brazilian flag. #fyp #kimkardashian #northwest #palestine #brazil #flag ♬ original sound – Daily Mail

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark