×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qëllohen me thikë para shkollës dy vajza të vogla në Francë

    Insajderi
    18 April 2024 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy vajza të vogla u qëlluan me thikë përpara shkollës së tyre në Souffelweyersheim, një qytet i vogël pranë Strasburgut në Francë. Mediat franceze bëjnë të ditur se sulmi ndodhi pak pas orës 14:00, ndërsa policia arrestoi autorin.

    Dy vajzat janë të moshës 6 dhe 11 vjeç mbetën trë lënduara lehtë në rrugën pranë shkollës së tyre.

    Sipas autoriteteve vendase të gjithë fëmijët e shkollës fillore jashtë së cilës ndodhi ngjarja me thikë janë aktualisht në objektin e shkollës për arsye sigurie.

    Nga të dhënat paraprake mësohet se sulmuesi është me probleme mendore. Sipas policisë autori 29-vjeçar, autori “nuk është i njohur për autoritetet”, dhe motivet e tij “duket se nuk lidhen me radikalizimin”.

    Pas ngjarjes prindërit u mblodhën para shkollës për të marrë informacion mbi situatën. Një zëdhënës i prefekturës u shpjegoi të pranishmëve se situata ishte nën kontroll dhe se kërcënimi ishte shmangur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark