Insajderi
Lajme

Qëlloi me armë drejt një makine të parkuar, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë

Insajderi
23 August 2026 - 21:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qëlloi me armë drejt një makine të parkuar, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Kuçovës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të një 24-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë ndërsa ka qenë shtetasi S. R., 24 vjeç, që ka njoftuar Policinë se në drejtim të automjetit të tij të parkuar ishte qëlluar me armë zjarri.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.

Grupi hetimor vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark